Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat ka paralajmëruar opozitën, se nëse nëse 4 propozimet për kandidatë për president nuk përmbushin kriteret, do të prishet marrëveshja.
“Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato 4 emrat ça ndodh? Ndaj them që ai dokument nuk pranohet i tëri, por parimi, parimi është që në të dy raundet do propozojë vetëm opozita. Unë kam thënë; formula është formula më e mirë për zgjedhjen e avokatit të Popullit. Opozita duhet të përzgjedhë kandidaturat, por jo presidentin. Nëse sjellin 4 emra që nuk përmbushin pritshmëritë për presidentin, do prishet marrëveshja. Ndaj kemi thënë se ky proces duhet të jetë proces më i lirë, negociatat duhet të jenë të hapura. Nëse gjejmë dakordësinë për një emër, ti e propozon. Nuk mund të thuash; zgjidh një nga këto 4 ose të denoncoj për prishjen e marrëveshjes. Fryma e dokumentit ishte që opozita të ketë propozim vetëm nga opozita. Le të vijnë me të 8-ta kandidaturat.”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post