Teksa opozita proteston sot në shesh kundër qeverisë, Taulant Balla, ka folur nga Fieri duke e cilësuar protestën të thirrur për hallin e Sali Berishës.
Sipas tij, ka ikur koha që Berisha dhe Meta t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe të gjithë e kuptojnë se protesta është thirrur për t’iu kundërvënë drejtësië.
Balla theksoi gjithashtu, se mësimin do ta marrin nga shqiptarët më 14 maj, ditë kur do të mbahen zgjedhjet vendore.
“Sali Berisha sot ka thirrur protestë që të justifikojë hallin e tij. Të gjithë e dinë se është shpallur non grata. Pyetja është “ka ndonjë dyshim që Berisha s ka bërrë korrupsion.” Që nga dita e parë më 22 mars 1992, mori një shuplakë në zgjedhjet e korrikut dhe nga ai moment u mundua që zgjedhje të lira të mos kishte, e çoi vendin në kolaps. SHBA e ka shpallur non grata. Gjëja më qesharake është se del Berisha e thotë një person në SHBA më ka bërë këtë mua. Po është fshehje pas gishtit.
Dhe unë mendoj që ka ikur koha që Berisha e Meta t’i marrin shqiptarët për budallenj. Kush ka dy pare mend e kupton qe protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë.
Ajo që dua të them unë nga Fieri është që këtyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim siç duhet më 14 maj. Dhe ne jemi gati që këtë mesazh t’ua japim më 14 maj siç duhet në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post