Në mbledhjen e sotme në Kuvend u diskutua projektligji për bashkëqeverisjen. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha se në gjithë këto vite njerëzit kanë hasur shumë probleme, ndërsa u shpreh se ky është një ligj që do të ndihmojë qytetarin e thjeshtë.
Ndërsa kujtoi procedurat e gjeta që ndjekin qytetarët, tha se një i moshuar nga Librazhdi, ka ndërruar jetë dhe nuk ka arritur të marrë zgjidhje për pensionin.
Deklarata e Ballës:
“ Në Librazhd ka qenë rasti i një pensionisti i cili vdiq pa arritur të zgjidhte çështjen e pensionit. Çështja u dërgua në gjykata dhe u zgjat pafund. Të them të drejtën prej vitit 2017 e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit. Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat që janë shumë domethënëse. Llafe kafenesh apo inate politike ka sa të duash, por të thuash përse të ngrihet një agjenci për ankesat e njerëzve duhet të mbash përgjegjësi. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve”, ka thënë Balla.
Diskutime rreth kësaj post