Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mirëpriti vizitën në Elbasan të djalit të Heroit, Adem Jashari, Lulzim Jashari.
I shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të familjes Jashari dhe biznesmeni, Gjergj Luca ato panë nga afër bustin e heroit, Adem Jashari, i cili është vendosur në Labinot në kompleksin “Fish City” në krah të bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se Liria ka emrin e Adem Jasharit dhe se shqiptarët në të dy anët e kufirit janë shumë të lidhur e të pandarë, në gëzime e hidhërime.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Lulzim Adem Jashari, djali i heroit kombëtar, bashkë me pjesëtarë të familjes Jashari, bashkëluftëtarë të babait të tij dhe miq, ishin në Labinot, në Elbasan. Shqiptarët në të dy anët e kufirit janë shumë të lidhur e të pandarë, në gëzime e hidhërime. Adem Jashari kish marrë pjesë në varrimin e artistit të madh Ndrekë Luca, diçka që Gjergji e mësoi nga djali i Adem Jasharit.”-shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post