Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër.
Gjatë këtij takimi ministri Balla deklaroi gjatë këtij takimi se parandalimi dhe goditja e ashpër e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij.
Ndër të tjera ai theksoi se çdo grua, vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj për ndihmë tek Policia e shtetit është hapi i duhur jetik, për çlirimin nga makthi përpara se të jetë shumë vonë dhe për fitoren mbi padrejtësinë ekstreme të dhunës.
“Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmosin që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të ngrihet në nivelin e pritshmërisë shoqërore të një vendi evropian, për goditjen kirurgjikale deri në çrrënjosje të dhunës në familje, ku gratë bien viktimë e barbarisë së burrave. Çdo grua, çdo vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj për ndihmë tek Policia e Shtetit është hapi i duhur jetik, për çlirimin nga makthi përpara se sa të jetë shumë vonë dhe për fitoren mbi padrejtësinë ekstreme të dhunës. Një qasje e re pro-aktive në luftën me këtë fenomen të huaj për kohën, vendin dhe Europën ku jetojmë do të jetë prioritet absolut në punën tonë të përditshme për qytetarët dhe me qytetarët🤝
Gjatë takimit me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post