Ministri shqiptar i Brendshëm, Taulant Balla është takuar të premten me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm.
Siç bëri të ditur Ministria e Brendshme, në një reagim në rrjetet sociale, gjatë takimit, u evidentua fakti se rezultatet e taskforcës së përbashkët janë domethënëse, me një ulje prej 92 % të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, krahasuar me vitin e kaluar.
“Sot në takimin me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm, ndamë qëndrime për marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe rezultatet e taskforcës së përbashkët, të cilat janë domethënëse me një ulje prej 92 % të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar”, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, vijoi njoftimin.
“Në takimin e taskforcës së përbashkët diskutuam mbi rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, të cilat duhet të shtrihen edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, përfundoi njoftimi.
Nga ana e tij, gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post