Partia Socialiste do të mbajë kongresin në datën 19 mars të këtij viti. Keshtu deklaroi deputeti i PS, njekohesisht nenkryetar i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për mediat pas takimit qe zhvilloi kryetari i PS-se, Edi Rama, me koordinatorët për ristrukturimin e kësaj force politike.
Ai theksoi se për shkak te numrit te madh te anëtarësimeve ne PS, është parë e nevojshme që të shtyhet me 4-5 jave kongresi.
Balla tha se Partia Socialiste ka mbyllur procesin zgjedhor te strukturave te saj ne 90 per qind te tyre dhe brenda muajit shkurt do te zgjidhen delegatet e kongresit.
Deputeti socialist vuri ne dukje se PS behet forca e vetme politike ne vend qe ka nje regjister dixhital per anetaresine e saj, nderkohe qe ne disa zona te vendit strukturat e partise i jane nenshtruar nje rinovimi teresor.
Diskutime rreth kësaj post