Kreu i Grupit të PS Taulant Balla u shpreh se portet dhe aeroportet janë investime strategjike.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh kritik ndaj opozitës, duke shtuar se opozita nuk dihet t’i hyjë debatit për çmimet e fluturimeve pasi nuk krahasohet me kohën kur opozita ka qeverisur.
“Është zhvilluar një debat që më mirë është që opozita të mos i hyjë. Është debat që u intereson qytetarëve. Tani mos hyni në debat për çmimet e biletave. Jam i detyruar të krahasoj me kohën kur keni qenë ju në qeveri. Nuk bëhet fjalë është botë tjetër komplet. Difersifikimi apo numri i fluturimeve është një tjetër çështje… Tani ju kujtoj që Tirana u shpall si vendi me fluks të lartë të fluturimeve. 107 fluturime në ditë. Para 10 vitesh ishin 10 fluturime në ditë. Tani mos u habisni sepse edhe çmimet janë më lirë. Tani për aeroportin e Kukësit, mos gaboj ka qenë aty, ne kemi qenë nga ’97 në 2005 në qeveri, aeroporti përfundoi diku nga mesi i vitit 2001, nuk u bë dot gati në atë kohë…Ju kujtoj që aeroporti i Vlorës nuk ishte në imagjinatë, por besoj se do të hapet më shpejt se afati i përcaktuar dhe shumë shpejt do të jemi me tre aeroporte… “, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post