Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar financimin rus në PD, teksa i tha Sali Berishës se rublat ruse janë marrë nga Lulzim Basha, por për llogari të Sali Berishës.
Me ironi Balla i tha Berishës që të shkojnë tek ‘Përputhen’ dhe t’a ndajnë se kush e ka fajin.
“Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Para një momenti të rëndësishëm bënë një zhurmë të madhe. Në 15 mars të 2008 ndodhte Gërdeci”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post