Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit synojnë minimalisht të marrin 8 mandate nga 14 mandate.
Ndërsa për rezultatin në rang kombëtar, Balla tha se synimi kryesor është që të ruhen 74 mandate që morën në zgjedhjet e fundit në 2017.
“Synojmë të konfirmojmë numrin që kemi aktualisht dhe në 2-3 qarqet apo 4 dhe shtesë. Qarku i Elbasanit është një prej këtyre qarqeve. Nuk hyj tek rezultati i 2017, por po them që PS në Elbasan merr 8 mandate. Objektivi ynë minimal është 8 mandate. Populli elbasanas nuk i gabon peshorja kurrë”, deklaroi ai për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post