Ditën e sotme, Taulant Balla, ka bërë thirrje opozitës nga Fieri, që të dërgojë emrat për Presidentin e Republikës deri nesër pasdite, duke u shprehur se mazhoranca nuk do një president të PS, ndaj as opozita nuk duhet të propozojë një emër të PD-së.
“Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të Partisë Socialiste, por të të gjithë shqiptarëve. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji”, ka thënë Balla.
Edhe sot, kreu i Grupit të PS, ka përsëritur thirrjen se marrëveshja me opozitën nuk ka ndryshuar.
“Hajde ta zgjidhim së bashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojnë asaj që ranë dakord. Nuk do të propozojmë asnjë kandidat as të hënën në datë 23 as të hënën ne datë 30”, vijoi ai.
Pjesë nga deklarata e Ballës:
“Ne jemi te gatshëm të mirëpresim kandidatura që vijnë nga opozita. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita. Në rast se këto propozime na vijnë ne do të themi opinionin tonë për kandidatura. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj Kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, Kushtetuta thotë 20.
Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur t’i nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që çdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarëve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqëson presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike.
Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të Partisë Socialiste, por të gjithë shqiptarëve. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim së bashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojnë asaj që ranë dakord. Nuk do të propozojmë asnjë kandidat as të hënën në datë 23 as të hënën ne datë 30. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve dhe ndaj shqiptarët i qëndrojnë marrëveshjeve me ne, sepse kemi bërë gjithçka që jemi angazhuar, natyrshëm duhet dhe mund të kishim bërë më shumë. Por siç e kemi thënë gjithmonë, ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka”, është shprehur Balla.
Diskutime rreth kësaj post