Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka rikujtuar edhe një herë një incident të ndodhur disa vite më parë mes dhëndrit të Sali Berishës dhe tij.
Pas kësaj ngjarje, Balla e hodhi në gjyq Malltezin nga ku mori edhe një dëmshpërblim.
Taulant Balla u shpreh:
Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”.
Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2016, në aeroportin “Leonardo Da Vinci” në Romë, ku dy figurat e njohura politike janë hasur dhe përplasur mes tyre në të njëjtin aeroport.
Me të mbërritur në Shqipëri, Balla e ka kallëzuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Berishës, duke u shprehur se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Në atë kohë, Balla ka thënë:
“Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam qëlluar me grushte e shkelma nga Malltezi. Kam qenë me gruan time”.
Diskutime rreth kësaj post