Deputetët socialistë kanë kundërshtuar që ta merrte fjalën sërish kryedemokrati Lulizm Basha. Kjo ka shkaktuar edhe debate në Kuvend, ku ëhstë dashur ndërhyrja e kryeparlamentares Lindita Nikolla për të qetësuar palët.
Diskutimi:
Braçe: Nuk ka më kuptim tani. Ka tre orë që flet.
Balla: Jo nuk e merr dot më fjalën. As Braçe, as njëri.
Basha: Për replikë.
Braçe: Ke 3 orë që flet. Dërr dërr dërr. Boll mo burrë.
Nikolla: Nuk mund ta merrni fjalën të lutem. Respektoni rregulloren. E merrni fjalën sërish në këtë çështje.
Më pas Basha mori fjalën duke shtuar se; “Ministri doli këtu dhe përmendi emrin e një deputeti. Unë nuk përmenda asnjë emër, por vetëm fakte dhe njerëz të lidhur me fakte. Këto para dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe thellojnë varfërinë. Kjo më intereson mua. Meqenëse u mor fjala për procedurë. Unë kërkova replikën dhe thashë që s’më duhet shumë kohë. Dijeni vendin tuaj, sepse edhe kur u negatroni, unë nuk ua ngatërroj. Çiraku është çirak, ustai është usta. Ustai ia ka mbathur për të mos pritur përgjigjen. Pra, ustai që do ta heqë fjalën nga hallet e shqiptarëve ia mbathi, çiraku ti mëshojë vendit dhe të kthejë përgjigje për propozimin tonë, sepse ulja e taksës në 6% është për shqiptarët. S’jemi këtu për ju, ne jemi këtu për një interes që është përtej interesit të PD, që për të bërë gjithçka që vendit t’i kthehet legjitimiteti. Jepini shqiptare atë që është e shqiptarëve, ulni TVSH në 6% për ushqimet e shportës.”.
Diskutime rreth kësaj post