Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi e se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, dhe se ditët në vijim do të dalin detaje të reja.
Duke folur para gazetarëve Balla tha i bërë thirrje Prokurorisë, që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt historinë e akuzave të opozitës për Agron Xhafajn.
Më tej ai deklaroi se ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme me Babalen është futur nga Berisha dhe gripat e tij për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë.
“Luli thotë e ka Babalja, ky thotë e ka gazetari dhe gazetari thotë se përgjegjësin e ka PD.
Autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe me këtë histori Saliu po na del me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.
Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili duket ditën për diell që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit.
Ne e dimë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe gripat e tij, që tashmë e ka kuptuar që ne e dimë të vërtetën.
Për t’i shkuar asaj deri ë fund thirrja ime është ndaj Prokurorisë, që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në kohë të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë, të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin cili do qoftë ai.
Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë.
Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me resona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë.”
Diskutime rreth kësaj post