Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u kërkoi dje deputetëve shqiptarë nga foltorja e Parlamentit që të mos e lejojnë ish-kryeministrin Sali Berisha të hyjë në sallën e Kuvendin.
Ai u shpreh se Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit, pasi është person i shpallur “non grata” nga SHBA, Britania e së shpejti nga BE.
“Gjë tjetër nuk ke çfarë i bën. Është e pandershme për Kuvendin që një non grata, një person që figuron në fatura të aksionerit të Porto Montenegro, është një person non grata si Saliu dhe aq rëndë sa ai. Si ka mundësi që Saliu vjen në parlament dhe kundërshton një vendim që është i pastër nga fondi më i madh i investimeve. Për ata që kanë 2 pare mend, presidenti i emirateve të bashkuara meriton respektin e shqiptarëve se na është gjendur sa herë që kishim nevojë. Ky sulmon emiratet dhe kompanitë. Ndjesë por është e pamundur që të mos reagojmë të gjithë një zëri që Berisha të mos ketë më vend në këtë sallë, i shpallur non grata nga SHBA, Britania e mos u habisni dhe nga BE, ai po përdor këtë foltore për ta bërë pis. Buxheti i fundit i Saliut është pak më pak se gjysma e këtij buxheti. Ky është buxhet lufte dhe për mburojë sociale, PS ka qenë dhe do mbetet partia e njerëzve në nevojë. Nëse nuk e miratoni shkoni dhe jepni llogari pensionistëve dhe familjeve”, deklaroi ai.
Ndërkohë Balla akuzoi Berishën se është tradhtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD, e madje edhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Sllobodan Millosheviçit në masakrën e Srebrenicës.
“Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin. Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë. Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët”, nënvizoi Balla.
Diskutime rreth kësaj post