Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu i cili jeton prej vitesh në Itali, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës, i cili ka postuar një video nga një spital i Iranit duke e ilustruar si “Urgjenca e Tiranës”.
Në video shikohen mjek dhe infermierë duke kërcyer një valle iraninane që Berisha e cilëson si valle shqiptare.
“Pashe i trishtuar një postim të ish Presidentit të vendit dhe ish kryeministrit , ku një video e filmuar në një spital të Iranit, paraqitej si urgjenca e Tiranës, ku mjekët po përballen si heronj me koronavirusin.
Nuk di kë kërkon të dëmtoj zoti Berisha me këtë postim fallco. E sigurt është se të sëmurët nuk i ndihmon dot”, shkruan Klejdi Kadiu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post