donëse i lindur dhe i rritur në Francë, ndjenja e atdhedashurisë e ka shoqëruar Angjelin Preljocajn, në çdo hap të karrierës së tij.
Balerini i njohur në mbarë botën, rrëfeu në podcastin e kryeministrit Rama, se gjithmonë ka pasur ndjesinë e përkatësisë shqiptare dhe që në fillesat e karrierës e ka pohuar gjithmonë me zë të lartë dhe nuk e ka fshehur kurrë origjinën e tij.
“Shqipëria është pak si shtëpia ime. Është si zgjatim i ndjesisë familjare. Është shtëpia ime në kuptimin që ishte dikur shtëpia në periferinë franceze, ku ishte shtëpia ime, por nuk ishte Franca, ishte si vazhdim i shtëpisë tonë në Shqipëri, pra është një shtrirje e tillë, dhe tani ndjesia është që vendi ndodhet brenda meje, dhe sa herë që kthehem është si të kthehem në shtëpi, si të kthehem në fëmijëri, sikur kthehem në familjen time, që është populli shqiptar. Në radhë të parë, është hibridizimi sepse gruaja ime është franceze, ato janë pak si kam qenë unë, por ato kanë atë ndjenjën e thellë për Shqipërinë, është shumë e këndshme që po transmetohet diçka. Gjuhën nuk mund ta transmetoj, sepse nuk e di mirë, por transmetohet ndjenja, dëshira, që e kam pasur gjithmonë, ndjesinë e përkatësisë, unë thosha gjithmonë, që kur isha i vogël, kur fillova kërcimin, jam shqiptar, prindërit e mi janë shqiptarë, këtë e kam pohuar gjithmonë me zë të lartë, nuk e kam fshehur kurrë, dhe këtë ua kam transmetuar edhe vajzave”, tha Preljocaj.
Diskutime rreth kësaj post