Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, përmes një mesazhi ka uruar Bajram Begajn, pas zgjedhjes së tij si Presidenti i ri i vendit.
Gjunkshi shprehet se zgjedhja e Presidentit është një moment historik, dhe karriera e Begajt në fushën e mbrojtjes imponon respekt dhe vlerësim.
Urimi i Gjunkshit:
“Suksese në misionin e Presidentit Shqipërisë, z Bajram Begaj. Është moment historik zgjedhja e një presidenti dhe karriera e tij në fushën e mbrojtjes më imponon respekt dhe vlerësim. Ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder të gjithë shqiptarëve. Komentet dhe kritikat i përkasin politikës, partive. Unë dua dhe jam i bindur të besoj se Presidenti Begaj do ti shërbejë Shqipërisë dhe do të respektojë me rigorozitet ligjin dhe Kushtetutën.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post