Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Përmes një postimi në Twittter, Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe dënon aktin e rëndë.
Begaj shpreh gjithashtu mbështetjen ndaj shtetit turk, ku thekson se Shqipëria i qëndron pranë në këto momente të vështira.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi në Stamboll pasditen e sotme. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Begaj.
Diskutime rreth kësaj post