Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po betohet Presidenti i ri Bajram Begaj, seanca nisi me himnin shqiptar dhe u shoqërua me duartrokitje nga ligjvënësit shqiptarë.
Bajram Begaj, është betuar si president i Republikës së Shqipërisë, në seancën e mbajtur ditën e sotme.
Ai përsëriti pas kryeparlamentares Lindita Nikolla betimin e tij se do i shërbejë kushtetutës.
Më pas, salla shpërtheu në duartrokitje ndërsa deputetët u çuan në këmbë për të nderuar himnin kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post