Kryeministri Edi Rama ironizoi Presidentin Meta në lidhje me qëndrimet kërcënuese që po mban ditët e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.
Nisur edhe nga mesazhi që Presidentit i kishte dërguar e bija pasi patronazhistët i kishin çuar lajmin se ai kishte përmendur gruan e Damian Gjiknurit, Rama thotë se Meta duhet të shkojë në shtëpi, pasi është President akoma dhe askujt nuk i ka bërë vaki kjo çmendi.
Rama thekson se Meta duhet të dëgjojë vajzën, pasi ja tha mirë, mos pijë dhe të shkojë në shtëpi.
“Kur është diell mendimi i thahet, pak a shumë, mendimin e kapi. O Ilir, o Ilir, dëgjo vajzën shko në shtëpi, dëgjoj vajzën shko në shtëpi.
Shko në shtëpi, je President akoma, nuk bën vaki, askujt kjo çmendi o Ilir shko në shtëpi, dëgjo vajzën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi.’’– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post