Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin mëngjesin e këtij 1 janari në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, për të uruar nënat e reja dhe stafin mjekësor që e kaloi natën e ndërrimit të viteve në shërbim të qytetarëve.
“Gëzuar për shumë vjet nënave që sollën në jetë 14 bebe në orët e para të Vitit të Ri në Tiranë dhe të gjitha familjeve të reja shqiptare po ashtu”, u shpreh Rama.
Nuk kanë munguar dhe batutat, teksa Rama tha se do jetë një vit i mbarë se ka ardhur me një seri vajzash.
“Baballarët ku i kanë, flenë gjumë, hej Zot i madh! Bëj shaka. Edhe njëherë gëzuar. Besoj që është një vit shumë i mbarë, se ka ardhur me një seri gocash. Gëzuar!”
Diskutime rreth kësaj post