“Unë kam kërkuar azil në Kosovë pasi më është rrezikuar jeta në Shqipëri”. Këo fjalë ka thënë sot në gjyq Albert Veliu, ose njohur ndryshe si Babalja”, teksa kundërshtoi në Gjykatën e Kosovës, kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta arrestuar dhe për ta ekstraduar në Shqipëri.
Avokati i “Babales”, Tomë Gashi, ka argumentuar se një person që i është dhënë statusi i azilantit, nuk mund të arrestohet, mbi të gjitha kur në atdhe i rrezikohet jeta.
Gjykata e ka pranuar këtë kërkesë, duke vendosur për lirimin e Albert Veliut. Vetë avokati ka publikuar një foto me Albert Veliun dhe djalin e tij pas përfundimit të seancës.
Autoritetet shqiptare kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë për krime të Rënda nxorën një dëshmi të re në çështjen “Babale”. Bëhet fjalë për Fredi Alizotin, që pretendohet se është kunati i Veliut, i cili në prokurori ka deklaruar se do të merrte 100 mijë euro për të aktruar në një audio-regjistrim, duke imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.
Video u bë publike nga Partia Demokratike, dhe personi që komunikon me të pretenduarin Agron Xhafa, është Albert Veliu, i cili që prej muajit aj ndodhet në Kosovë. Ai aktualisht është në Qendrën e Azilit në Magure, bashkë me djalin e tij 18-vjeçar Ledion. megjithatë, çështja “Babale” ku akuzohet se vëllai i ministrit është duke bërë biseda për pazare droge, është ndërlikuar edhe nga një kamera e fshehtë që i është bërë Alizotit, ku në të në një version komplet tjetër, thotë se është presionuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për t’i qëndruar dëshmisë se do të paguhej për të aktruar si Xhafaj.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post