Pasi gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi. Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Albert Veliun, Çlirim Gjata tha se ky është një proces i montuar politikisht.
“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë ky është një proces i motuar politikisht nga Prokuroria. Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në noterë. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”- tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post