Emisioni BOOM në RTV Ora News ka sjellë sot historinë e një babai, i cili është divorcuar nga gruaja dhe prej më shumë se dy viteve nuk i ka takuar fëmijët.
Bëhet fjalë për shtetasin Seman Hoxha nga Shishtaveci i Kuksit. Për shkak të problemeve familjare Semani është ndarë nga bashkëshortja në 31 mars të vitit 2014.
Sipas vendimit të Gjykatës 2 fëmije do të qëndronin me të ëmën, ndërsa një djalë do të jetonte me babain. Ai mund t’i takont 2 fëmijet e vegjel 2 herë në muaj nga ora 8 deri në orën 16 ndërsa për pushime mund të qëndronin bashkë 15 dite.
Pas divorcit babai i ka takuar disa herë fëmijet por më pas nuk ka mundur për shkak se bashkëshortja së bashku me 2 fëmijet minorenë është larguar nga Shqipëria. Siç tregon edhe babai, fëmijet kanë kaluar jashtë territorit shqiptar për në Francë pa prokurë, dhe ai ka 2 vite që nuk di se çfare ndodh me fëmijet e tij.
I përmalluar për fëmijet ai i është drejtuar institucioneve, përgjegjësi polici, prokurori, gjykatë, por askush nuk i ka dhënë shpjegim.
Ai i është drejtuar policisë së Kukësit për të bërë një denoncim për largimin e fëmijëve, por ky i fundit nuk ka pranuar t’i marrë denoncim, edhe pse kjo është një e drejtë ligjore e çdo personi.
Me pas i është drejtuar Zyres Përmbarimore në Kukës për mos zbatim të vendimit të Gjykatës, por as Permbarimi nuk ka marrë asnjë masë. Pas heshtjes totale të institucioneve Shtetërore zoti Seman iu drejtua emisionit ‘Boom’ .
Gazetarja e ‘Boom’ ka kontaktuar me shefin e policise të Komisariatit të Kuksit dhe ky i fundit na ka sqaruar se nuk ishte në dijeni të rastit. Menjëherë ka marrë masat për ti ardhur në ndihme qytetarit dhe pas 2 orësh pritje denoncimi iu mor, falë ndërmjëtsimit të BOOM.
Diskutime rreth kësaj post