Nuk kanë fund rastet e dhunës në familjet shqiptare.
Këtë herë një baba ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me mjet të mprehtë vajzën e tij 17-vjeçare.
Policia bën me dije se 50-vjeçari banues në fshatin Buçimas, Pogradec është arrestuar, pas denoncimit që është bërë për dhunë brenda familjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post