Një burrë, prej disa orësh po mban peng djalin e tij 10-vjeçar.
Ngjarja është raportuar në qytetin e Beratit, ku po vijojnë përpjekjet e policisë për të negociuar me Miri Duran.
Ky i fundit është duke bërë rezistencë dhe mban djalin të izoluar, duke e kërcënuar.
Burri mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit nga gruaja vite më parë, e cila është larguar nga banesa.
Banorët, të cilët kanë denoncuar ngjarjen, thonë se pak ditë më parë ai ka kërcënuar me jetë djalin e tij, dhe e ka mbajtur të izoluar në banesë.
Nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve të rënda, ndërsa ka qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë, nga kati i dytë i shtëpisë ku ndodhet me djalin.
I ati mban peng në shtëpi djalin 10 vjeç, forca policia rrethojnë shtëpinë on Vidnews.
Diskutime rreth kësaj post