Mbrëmjen e sotme Meritoni është rrëfyer në Big Brother Vip si asnjëherë më parë duke folur për historinë e jetës së tij.
“Kjo është një copëz e linjës së jetës sime. Me 23 maj 1995, një familjes së madhe iu shtua Meriton Mjekiqi. Babi i rritur jetim, iku në Gjermani se u ndjek sepse mbante flamurin dhe plisin në kokë. La mamin, Albertin Agnesën në një fshat të vetëm sepse duhej të lëshonte Atdheun. Babai u kthye ilegalisht për të marrë të dashurit e tij për të ikur në Gjermani. Kalova një operacion në muajin e 6, e kam pi qumështin përmes hundës.
Në klasën e 11 jam përjashtuar nga shkolla, telefonohet babai im, më thotë është koha me ndryshu. Babi im kishte ëndërr të bëhesha pjesë e tv. Kur një adoleshent gabon, është mirë të dëgjojë familjen. Hyra në tv, 13 muaj pa pagesë. Kisha për qëllim të ndryshoja dhe të bëja krenar familjen. 18 vjeç u lidha me Egesën, vjen në jetë dashuria më e madhe. Dashuria ime më e madhe në jetë është Loari, që plotësoi familjen e madhe Mjekiqi.
Brenda kësaj shpie kam pasur momente që do doja të flisja me babanë tim, ti tregoja se çfarë ndjeja. Kisha momente kur isha i mërzitur, doja të dëgjoja mamin tim hajde te shpia që darka është gati. Alberti është djali i shpisë që nuk ka bërë kurrë probleme, Alnisi suportusi më i madh i imi, e di që do me thoshte jepi.
Agnesa do me thoshte mos gabo me lëndu Ilnisën. Rinori do thoshte mos mu kthe pa fitoren në shtëpi. Meqënëse jemi të fitorja, njëra prej fitoreve të mia më të mëdha është Ilnisa dashuria, më ka dhënë emocionin më të mëdha brenda shtëpisë. Jam me fat që e njohja, gjëja e parë që do bëj, do e marr përdore dhe do e takoj me familjen time Mjekiqi”-ishte rrëfimi i Meritonit mes lotësh.
Diskutime rreth kësaj post