Gazetari Miliam Zeka ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se marrinat që ka bërë Edi Rama me këshilltarët e tij në raport me Kosovën, nuk i lan as deti.
Ai tha se Edi Rama nuk ka ndonjë ndjenjë apo dashurie me Kosovën. Shkoi mbajti një fjalim në Këshillin e Evropës me arrogancës, gjë e cila nuk pi ujë atje.
Zeka: Marrinat që ka bërë Edi Rama me këshilltarët e tij në raport me Kosovën, nuk i lan as deti. Ka pasur njerëzit më pro-jugosllav dhe këshilltarët e tij më pro serbë që i ka edhe sot. Shkëlzen Maliqi, babai i tij ka qenë ministër që na ka burgosur neve.
Ky njeri mos mendo se Edi Rama ka ndonjë ndjenjë apo dashurie me Kosovën. Shkoi mbajti një fjalim në Këshillin e Evropës me arrogancës, gjë e cila nuk pi ujë atje. Është bumerangë ajo që foli atje. Po ta donte Rama Hashim Thaçin, pse nuk investoi te një grup që të bënte dokumentarë dhe filma nëse ekziston apo jo shtëpia e verdhë. Çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë në raport me këtë, përpos fjalimit të Ramës?
Diskutime rreth kësaj post