Taulant Balla do të jetë i paditur për shpifje në gjykatë nga babai i këngëtarit Arkimed Lusha, Sali Lusha. Balla ka shkuar vetë disa herë në gjykatë për të paditur të tjerët për shpifje, por duket se tashmë do të jetë vetë i paditur për të njëjtën gjë.
Në padinë e bërë Sali Lushaj kërkon dy milionë lekë dëmshpërblim nga Balla.
Deklarata e Balles ndaj Lushajt, u be teksa ne nje prononcim ne emisionin “Opinion” pas daljes se pergjimeve per ceshtjen “Babale”, ku ishte perfshire edhe Sali Lushaj deklaroi:
“Nuk ka asnjë akuzë që vjen përveçse nga Lulzim Basha dhe një person nga i cili marr akuza për 13 vite, që ka bërë edhe detyrën e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandës së Sali Berishës.
Anëtar i bandës së Sali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandës së Sali Berishës, Avdyl Xhomataj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtar të bandës së Sali Berishës.
Diskutime rreth kësaj post