Babai i Ermal Mamaqit ka festuar 66 vjetorin e lindjes pranë familjes së tij, teksa nuk kanë munguar surprizat për të.
Ka qenë djali i tij Ermir, i cili ka publikuar disa foto nga festa familjare në profilin e tij në Instagram, ku duket e gjithë familja e mbledhur në tryezë.
Në një prej fotove të publikuara ata shfaqen me tortën e ditëlindjes ku paratë janë ato që bien më tepër në sy.
“Tu shtofshin vitet e bukura bab me familjen dhe ato lejlatë sjanë keq me shtu”, ka uruar ai të atin.
Në foton e radhës shohim edhe Ermalin me Amin dhe vogëlushin e tyre Joel.
Ami, e cila mban në duar një prej tullumbaceve, duket me forma mjaft të rrumbullakosura teksa është në pritje të fëmijës së dytë.
Familja e gjitha mbledhur si edhe me vogëlushen që pritet të vijë në jetë, është dhurata më e bukur që babi i Ermalit mund të merrte për ditëlindje.
Diskutime rreth kësaj post