Babai i këngëtarit Ergi Dini që humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik kishte postuar një poezi në faqen e tij në Facebook një ditë para ngjarjes së rëndë.
Në poezi përshkruhej një “takim” i tij me vdekjen. Ndërsa sot në një tjetër postim në Facebook ai mallkon veten për poezinë që shkroi.
“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje…kur mora lajmin e kobshëm”, shkruan ai.
Më poshtë poezia e shkruar një ditë para aksidentit tragjik që i mori jetën djalit dhe shokut të tij.
“ÇAST I KEQ
Vdekja më vështron me sytë tuaj…
Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.
Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”
Por çfarë thotë sot, babai i Ergit për këto vargje?!
Diskutime rreth kësaj post