Pak ditë më parë, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Canës, Monika zbuloi se ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë.
Monika postoi një foto në Instagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.
Çifti ende nuk e ka bërë të ditur gjinine e bebes që do vijë në jetë, por nëse është vajzë, Loriku dhe Monika e kanë gati emrin.
Në një intervistë të një viti më parë Loriku u shpreh se ai dhe bashkëshortja duan që pas djalit të kenë një vajzë dhe ta quajnë Enkelejda.
Siç duket çifti i pëlqen shumë emrat ilirë sepse emri i djalit të parë, Bojken është emër ilir dhe Enkelejda gjithashtu.
Fëmija i dytë i Lorikut dhe Monikës vjen katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit.
Diskutime rreth kësaj post