Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan i ka kërkuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin ndihmë për forcimin e sigurisë së vendit të tij, ndërsa përballen me një konflikt të armatosur me Azerbajxhanin.
“Kryeministri armen i ka kërkuar presidentit rus që të mbajë konsulta urgjente për të sqaruar llojin dhe sasinë e ndihmës që Federata Ruse mund t’i ofrojë Armenisë në mënyrë që të garantojë sigurinë e saj,” tha ministria e Jashtme armene në një deklaratë.
Prej 27 shtatorit luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për territorin e Nagorno-Karabakut nuk janë ndalur. Ndërkohë marrëveshjet e arritura për armëpushim nuk janë respektuar nga të dy vendet.
Diskutime rreth kësaj post