Avokatit të PD, Genc Gjokutaj, i heqin patentën, kërcënon policin (Video)
Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka humbur patentën e tij si dhe është ndëshkuar me një gjobë. Shkak ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara nga tabela rrugore.
Bëhet fjalë për një ngjarje të filmuar në kamerat e policisë. Në video, Gjokutaj pasi tenton ta marrë me të mira policin, e kërcënon atë për kallzim penal.
Avokati në fjalë njihet si mbrojtës i të gjithë figurave të Partisë Demokratike që janë përballur me ligjin, përfshirë edhe vrasësit gardistë të 21 Janarit.
Sëfundmi, ai mbron ish-ministrin Spiro Ksera.
Diskutime rreth kësaj post