Avokati Spartak Ngjela është i njohur për qëndrimet dhe deklaratat radikale për situatën politike. Por ndryshe nga herët e tjera, kur flet për kulisa mes Ramës, Metës këtë herë ka vënë në shënjestër ish-Kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në Facbook, Ngjela prezanton disa shifra të frikshme, që sipas tregojnë pasurinë e Familjes Berisha dhe ish-ministrave të tjerë të kabinetit “Berisha”. Më poshtë mund të lexoni komentit e plotë të avokat Ngjelës:
Nga Spartak Ngjela
Çfarë po ndodh realish sot në Shqipëri? Komedia Berisha: kjo dallohet qartë.
l.
Në fakt kjo e gjitha është një çthurrje mendore që vjen nga frika. Në fund të fundit, çdo njeri që kërkon të jetë i lirë, nuk duhet të shkelë ligjin. Absolutizmi në kohët moderne është përkohësi. Pse, Saliu, nuk e dinte këtë?
II.
Dhe ja komedia: Berisha nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e qershorit, sepse pretendon që qeveria aktuale ka shumë para droge, dhe do të blejë zgjedhjet. Ndërkohë amerikanet dhe perëndimorët qeshin me të, sepse sherbimet iu kanë thënë që familja Berisha ka mbi 300 milionë Euro të fituar nga korrupsioni; kurse pese të tjerë, deputetë të PD-së dhe ish ministra të saj, po sipas burimeve perëndimore, kanë mbi 500 milionë Euro. Mbi 100 milionë këta i kanë humbur nga falimentimi i bankave të Qipros.
Prokurorinë gjithashtu e kanë të vetën. Dhe pyetja është kjo: me gjithë këto para dhe me prokurorinë e tyre; pse nuk na blejnë dhe këta vota; kur vota na qënka treg në Shqipëri?
Është bllof… dhe komedi njëherësh. Kjo komedi kaq banale ndodh sepse Sali ziu dhe i gjithë tabori i tij e ka frikën te vetingut. Ai kërkon ta bllokojë atë, dhe as që e ka mendjen fare te zgjedhjet. Po, mirë: nuk e di Saliu që vetingu dhe Reforma në Drejtësi është kërkesë e pakthyeshme e interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor?
A nuk e di Berisha që ai nuk ka forcë për të përballuar forcën e politikës amerikane? Nuk e di Saliu që amerika ka shpenzuar para për Reformën shqiptare; dhe e ka atë domosdoshmëri politike për Ballkanin Perëndimor? A do t’i rrezistojë dot Saliu forcës amerikane?
Të gjitha këto kanë vetëm një përgjigje: Saliu i di të gjitha dhe e njeh mirë forcën e politikës amerikane, prandaj do hyjë vetë e të votojë në Parlament, i kërrusur, dhe me shkop; sikundër që hyri në korrikun që kaloi.
Dhe ja ajo që e vërteron këtë: Ka edhe një pyetje therrëse që vjen pas takimit që Saliu bëri para disa ditësh me ambasadorin amerikan, sepse na tregoi vetëm çfarë ky i kishte thënë ambasadorit. Pyetja është kjo: po ambasadori, që në fakt i kishte kërkuar takim dhe i shkoi në zyrë, nuk i ka thënë azgjë Saliut? Pse ambasadori amerikan nuk di të flasë? Ai di dhe shqip.
III.
Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu? Fakti që Saliu nuk flet, ai i ka thënë fjalën e fundit. Kjo është gjendja aktuale. Stop! Sali… më mirë shpenzo kohë për të gjetur një avokat të nivelit të lartë, sepse, as vetingun dhe as Reformën në Drejtësi nuk e bllokon dot. Dhe mos dërgo në Amerikë kalamaj që të bëjnë më shumë dëm sesa të japin ndihmë me budallallëqet e tyre.
Edhe diçka: milionat që ia more shqiptarëve me abuzim kundrejt ligjit, mbrohen me ushtri, kurse ti kërkon t’i mbrosh me banorët e një çadre ku hahet pica e pihet coca cola. Aty ishe, pse nuk e bëre ushtrinë me milionat e tua dhe ato të taborit tënd? Por, megjithatë, nuk do të të ndodhë ndonjë gjë e madhe: ligji, pas Reformës, do të të marrë milionat e shumta. Ti Sali ua more ato shqiptarëve duke shkelur ligjin, ligji do t’ua kthejë shqiptarëve sërish milionat e tua dhe të taborit tënd në zbatim të tij. Ky ekuacion është shumë i thjeshtë. Dhe ndërkohë është zgjidhur…
Diskutime rreth kësaj post