Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia është zgjedhur nga dy të arrestuarit për kokainën në Durrës për t’i mbrojtur në gjykatë.
Në seancën e parë që ka nisur sot në Gjykatë, ku pritet që të merret masa e sigurisë për dy të arrestuarit, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, Haxhia ka thënë se klientët e tij janë të pafajshëm.
Pezaku dhe Lushaj, u ndaluan dy ditë më parë nga policia pas operacionit ku u sekuestruan 613 kilogramë në kamionin që drejtohej nga Armando Pezaku.
Haxhia ka thënë madje se njëri prej tyre është punëtor i thjeshtë i “Arbri Garden” dhe se paguhet 250 mijë lekë të vjetra.
“Klienti im Lushaj është një punëtor e jo menaxher. Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. Donaldo Lushaj paguhet me 25 mijë lekë në muaj”, është shprehur avokati përpara Gjykatës.
Haxhia ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes të ndaluarve dhe trafikut të drogës.
Avokati Maks Haxhia së fundmi ka marrë në dorëzim dhe çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga prokuroria shqiptare për implikim në trafikun e drogës.
Diskutime rreth kësaj post