Mëngjesin e 29 majit, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua barbarisht nga tre persona në zonën e ish-bllokut. Kanë kaluar tashmë 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës së ushtruar ndaj tij.
Sipas raportimit te gazetari Igli Çelmeta, gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë.
Ai është prej 48 orësh i shtruar në spital dhe vijon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.
Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post