Ka reaguar për herë të parë avokati i ish ministrit Saimir Tahiri, për të sqaruar lajmin që publikoi Top Channel, lidhur me një shkresë zyrtare që ka paraqitur disa javë më parë Tahir ku tha se është marrë nga Prokuroria e Katanias dhe se ajo thotë se nuk ka proceduar ndonjëherë person me gjeneralitetet e tij.
Deklarata e Maks Haxhisë
Lidhur me kërkesën që është bërë publike sot, dua të sqaroj se çdo kush mund të marrë një vërtetim. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritet italiane.
Edhe ju keni konfirmuar që nuk ka ngarkesë penale për zotin Saimir Tahiri të lidhur me Habilajt. Avokati në Itali ka në dispozicion të gjithë dosjen.
Ka dy lloj se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucionin, ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit.
Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht.
Diskutime rreth kësaj post