Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Ai bën fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha që lejoi drejtimin e kësaj partie nga Lulzim Basha.
Sipas tij, Berisha i ka hak dy vjet burg.
Postimi i Altin Goxhajt:
“BERISHA I KA HAK 2 VJET BURG..
.. SIPAS NENIT 96 TË KODIT PENAL:
“NEGLIZHIM NË TRAJTIMIN MJEKËSOR”…
Në fillore mësova se çdo shumëzim me 0 është i barabartë me 0!
Debati mbi qëndrimin që do mbajë ndaj Berisjës PDja, drejtues, deputetë të saj, dhe sdms Lyli i Soros në cilësinë e Kryetarit të PDsë është shumëzim me zero. Sps PD ka vdek edhe fizikisht në 13 Qershor.
Vdiq klinikisht që në 22 Korrik 2017!
Gjths Doktori e meriton atë që po i bën Sorosi nëpërmjet SHBAsë me “provat” e fabrikuara nga Rama dhe Lyli: si shkaktari i destabilizimit të Shqipërisë me çadrën e Lylit 2017, djegien e mandateve (që në fakt e ndërmorri direkt Lyli) në 2019 dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale (100% vendimi Lylit)..dhe sabotimin e bashkëqeverisjes PS-PD në 2021 (që është projekt i propozuar nga Soros me kushtin e eleminimit të çdo kontakti me Berishën dhe tarafine tij)..
Por ndëshkimi real që meriton është heqja e liçensës së mjekut dhe 2 vjet burg sipas 96: “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”
“Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve nga ana e profesionistit shëndetësor, .. kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në dy vjet.”.
Si në vdekjen klinike në 22 Korrik 2017 dhe vdekjen fizike në 13 Qershor 2021, Doktori ishte aty dhe mund ta ndalonte por se bëri! E kishte para syve “APENDISITIN E QELBUR BASHA” dhe nuk e operoi!
Gjithsesi e keqja është se PD është e pakallur dhe endet ende.. sps është kthyer në zombie. Dhe të gjithë (ata që e kanë parë të paktën një film me zombie), e dinë që zombie është më i rrezikshëm se çdo mallkim po ju afrove.. sps kthehesh edhe ti në zombie.
P.s. Berisha e meriton 2 vjetëshin dhe heqjen e liçensës sepse viktima nuk ishte PD por gjithë Shqipëria e dënuar me zhbërje, shpopullim, vuajtje dhe rrënim nga Axhenda Soros për Rrënim8n, Falimentimin, Zhbërjen dhe Shpopullimim e Shqipërisë dhe RiPopullim me arabë, bangladeshas, afrikanë dhe aziatikë…”, ka shkruar Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post