Avokati i mirënjohur shqiptar, Ilir Murati është bërë pjesë e LSI. Ai ka votuar sot në zgjedhjet e LSI teksa ish-deputeti Përparim Spahiu thotë se ai është anëtari më i ri i partisë.
Për më tepër Spahiu thotë se LSI tregoi edhe sot në kushte pandemie se gjen mënyrën për të qenë aktive.
Sipas tij ky është një mesazh angazhimi për shqiptarët e ndryshimin e madh në zgjedhjet e 25 prillit.
Statusi nga Përparim Spahiu:
“Mbylla sot zgjedhjet me anëtarin më të ri të LSI-së, Avokatin Ilir Murati.
LSI tregoi sot që edhe në kushte pandemie gjen menyrën për të qenë aktive dhe per te shprehur vullnetin e anëtarëve të saj, si mesazh angazhimi për të gjithë shqiptarët, për ndryshimin e madh në zgjedhjet e 25 Prillit.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
#BashkohuMeLsi
Laprakë 2020”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post