Avokati Altin Goxhaj ka hodhur sërish dyshime në lidhje me raportimin e shifrave të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë. Goxhaj tha se nuk ka ende asnjë statistike sa persona kanë vdekur më Covid-19 në vendin tonë, ndërkohë që shtoi se gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt të 2017 kanë humbur jetën nga gripi 2800 persona shifër kjo shumë herë me e lartë se Covid-19.
Goxhaj tha po ashtu se nga të dhëna ende të pakonfirmuara, qeveria paguhet për çdo humbje jete të shënuar si vdekje nga Covid-19, rreth 16 deri në 18 mijë euro.
“Qeveria ende nuk ka asnjë statistike në lidhje me vdekjet nga Covid-19. Me Covid-19 kanë vdekur deri tani më pak se 1% dhe më pak se muaji janar i vitit 2017. Në dhjetor 2016, janar dhe shkurt të 2017 kanë vdekur rreth 2800 vetë nga gripi. Deri tani kemi një numër dhjetë herë më pak nga Covid-19.
Janë shifra që manipulojnë tërësisht të vërtetën dhe është anuluar bërja e autopsisë. Nëse dikush vdes me Covid-19 shteti merr përsipër ceremoninë funerale, gjë që rrite dyshimet. Nga të dhëna ende të pakonfirmuara rezulton se shteti paguhet rreth 16-18 euro dhe kjo ka sjellë rritje të shifrave.
Unë nuk jam në gjendje të them se nga vdiqën, por do të them që numri është aq i vogël.Shifrat botërore janë të manipuluara dhe numri i të vdekurve nga Covid-19 është shumë më i vogël sesa nga sëmundjet e tjera. Ka dhe gripe që vrasin më shumë se Covid-19 dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të mbyllët çdo gjë.” – tha Goxhaj gjatë një interviste për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post