Avokati Besart Logu tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Socialiste do të përfundojë e përçarë, madje dhe më keq se Partia Demokratike.
Ndërkaq ai solli në vëmendje se Rama e ka çuar PS-në në brezin e tretë, ndërsa PD ende kërkon votat e demokratëve me themeluesit e partisë.
“Në momentin që Partia Demokratike do të mbyllë epokën e parë të saj me këto teoritë e Rithemelimit, kur të fusë të rinj, energji dhe ide të reja dhe të ndezë motorët, të ketë një program gjithëpërfshirës, të jetë një parti e qendrës së djathtë atëherë Partia Socialiste përveçse do bjerë në opozitë, përveçse do të përçahet më shumë se ç’është përçarë sot Partia Demokratike do e ketë shumë të vështirë të rigjejë dhe ajo veten sepse Edi Rama që nga momenti që përcolli brezin e parë dhe ka kaluar në brezin e tretë,” – u shpreh Logu.
Diskutime rreth kësaj post