Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i ka drejtuar një shkresë zyrtare kryetarit të GJKKO. Në këtë shkresë, ai kërkon që Gjykata e Posaçme të informojë se cila është arsyeja që nuk u vu në dispozicion deri në orarin zyrtar vendimi i mospranimit të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas tyre, gjykata u kishte komunikuar më herët se do u dorëzonte dy vendimet me arsyetimet se pse nuj u përjashtua Gjoka.
Kërkohet po ashtu një dosje ku përfshihet mendimi i gjyqtares në fjalë si dhe aktet administrative se si është caktuar gjyqtarja Rudina Palloi për gjykimin e kësaj kërkese.
“Kërkojmë procesverbalet e seancave të mëparshme”, theksohet në shkresën drejtuar GJKKO-së.
Më poshtë shkresa e plotë:
Kujtojmë se seanca për Berishën është parashikuar tashmë të mbahet të Shtunën në orën 12:00, por pavarësisht vendimit që mund të merret për të, kryedemokrati është shprehur i bindur për një “lumë” protestash nga ana e opozitës me nisjen e vitit 2024.
Diskutime rreth kësaj post