Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një aeroplan rus me 100 pasagjerë ka rrëshqitur në një pistë të akullt.
Avioni mbeti i shtrirë në aeroportin Usinsk në Komi, 1.200 milje në veri lindje të Moskës.
Boeing 737 i drejtuar nga Utair goditi së pari bishtin e pistës për shkak të problemeve me pajisjet e tij të uljes.
Asnjë nga 94 pasagjerët ose anëtarët e ekuipazhit nuk u plagosën, thanë autoritetet lokale, por një grua kërkoi ndihmë mjekësore, transmeton BBC.
“Avioni u ul në bishtin e tij,” i tha AFP një zëdhënës për degën lokale të ministrisë së emergjencave.
Përplasja ishte për shkak të erërave të forta dhe temperaturave që shkonin në minus 20 C duke përkeqësuar kushtet atmosferike.
Video:
Diskutime rreth kësaj post