Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se shpërdoron miliona për fluturimet e tij me avionin privat, duke shpenzuar parate e qytetarëve.
Basha ka publikuar shifrat nga raportet e huaja, ndërsa thekson se shpërdorimi i taksave i vendit më të varfër në Evropë, tregon se është i domosdoshëm vettingu në politikë.
“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, por për oligarkët,” shkruan kreu i demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post