Denoncime të ndryshme kanë shkuar në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, ku bëhet falë për abuzime që qytetarët pretendojnë se janë bërë nga ana e qeverisë së re.
Dy raste të reja, një katastrofë mjedisore në Fllakë, ku qytetari ankohet për tymin e një fabrike që po shkatërron jetët e qytetarëve si dhe një tjetër një denoncim nga një pjesëtar i ambasadës shqiptare në NATO, i cili pretendon se ministrja e re ka bërë një abuzim të madh me fondet e saj.
Denoncimi i pare
Katastrofe mjedisore ne Fllake!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb
“Mirmrama doktor te uroj shendet
Kjo video qe ta dergova eshte live qe ka vite qe na mundon e na Shkaterron
Un jetoj jasht por kam familjen qe e vuan perdit e net sa her shkoj kam te njetin problem nuk ha dritaret se te mbyt bloza era tymi nuk mund as te nxjerr rroba jasht se behen me keq se te pa lamet kur isha me pushime u ankova si pas ligjit erdhen ato ke shpia Ime i drejtova deri te porta fabrikes i prita pak me larg u kthyen shum shpejt me than nuk mund bejme gje se eshte e Nje pushtetari ne kemi vite qe vuajme ket gje prandaj po drejtohem ke ty si e vetmja shpres. Nuk eshte larg nga mbikalimi fllakes te Lutem Nje zgjidhje se na mbyten femijet vjen nje ere qe as maskat nuk e ndalojne nga helmat qe leshon. Ju jam mirnjohes nese beni dcka ju flm”
Denoncimi i dyte
Vjedhja tjeter taze e ministres se mbrojtjes!
Qytetari dixhital denoncon nje vjedhje taze te ministres se mbrojtjes dhe sekretarit te saj te pergjithshem! Ai i ben thirrje prokurorise te hetoje kete vjedhje! sb
“Zoti Berisha, Para dy javesh u zhvillua ketu ne Tirane Konferenca e NATO-s. Avioni me te cilin erdhi shtabi i NATO-s u kontratktua nga ministrja e Mbrojtjes dhe konfidenti i saj Kraja me 160 mije euro nga Brukseli ne Tirane. Nga amabasada jone ne NATO kishte ardhur oferta qe NATO e siguron me 55 mije euro avionin, por kryehajduti Kraja e mori me 160 mije euro nga nje agjenci e tij. Ju lutem a mundet qe Prokuroria te filloje hetimet per kete ceshtje. Respekte”.
Diskutime rreth kësaj post