Gjatë ditës së nesërme disa avionë të NATO-s do të “përshëndesin” qiellin shqiptar duke fluturuar ulët mbi Tiranë.
Bëhet fjalë për disa avionë të vegjël si edhe të tjerë monitorues që do të fluturojnë për disa minuta në qiellin e Tiranës në formë përshëndetje për shqiptarët.
Rreth orës 11:00 është menduar që avionët të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters.
Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post