Kryeministri Rama ka publikuar disa herë me bujë video nga puna për ngritjen e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”, një pjesë e aksioneve të të cilës do t’i mbajë qeveria turke përmes Turkish Airlines.
Në videot e publikuara nga Rama duket momenti i lyerjes së avionëve dhe vendosja e emrit “Air Albania” dhe si edhe të flamurit shqiptar, ndërsa nuk jepen detaje mbi llojin e tyre.
Nga kërkimet e bëra, Albeu.com mëson se bëhet fjalë për avionët e kompanisë Airbus, A 319.
Këta avionë kanë qenë nën inventarin e Turkish Airlines (7 copë) dhe janë përdorur kryesisht për linjat e brendshme të kësaj kompanie. Avionët në fjalë janë nxjerrë nga përdorimi prej kompanisë pasi ka marrë versionet më të reja të familjes “A320” pjesë e së cilës është edhe versioni A319.
A319 është versioni më i vogël i familjes A320 dhe ka hyrë në përdorim të fillimin e viteve ’90 për linjat rajonale.
Avionët në fjalë kanë një kapacitet të vogël prej 132 vendesh dhe mund të fluturojnë në një largësi maksimumi 3 900 miljesh.
Kompania turke është duke rinovuar avionët e saj për linjat e brendshme duke futur versionet më të reja si Airbus A321 apo A330.
Kështu, kompania e ka parë të arsyeshme që avionët e saj të vjetër A319 t’i përdorë për kompaninë “Air Albania”, ndërkohë që po vlen versionet e reja të Airbus dhe kompanisë amerikane Boeing. /albeu
Diskutime rreth kësaj post