Elvana Gjata tashmë është drejt një fejese.
Pas disa hiteve të suksesshme tashmë ajo ka nisur pushimet me të dashurin e saj.
Një video e Elvana Gjatës duke shëtitur me një automjet luksoz në rivierën franceze bashkë me një mashkull që besohet se është i dashuri i saj, bëri bujë këtë të premte.
Kjo ishte hera e parë që Elvana na tregoi fytyrën e të dashurit, edhe pse prej dy vitesh tashmë përflitet për një lidhje me një të ri që bën jetë luksoze.
Burimet konfirmojnë se i dashuri i Elvana Gjatës është djali i një prej biznesmenëve më të njohur, pronar i një hoteli luksoz në Tiranë.
Elvana dhe i dashuri i saj janë parë bashkë nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit, duke e bërë kështu lidhjen serioze, shkruan Icon style.
Dhe në fakt gjërat janë bërë shumë serioze mes tyre, pasi pak ditë më parë miku i Elvanës, Valdrin Sahiti publikoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.
Çifti aktualisht ndodhet me pushime dhe po i shijojnë në maksimum këto ditë duke bërë me xhiro me helikopter dhe shëtitje me automjetin luksoz në juglindje të Francës. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post